NEW YORK - Dzhokhar Tsarnaev, më i riu i dy vëllezërve çeçenë, përgjegjës për sulmet në maratonën e Bostonit u ka thënë hetuesve se ai dhe vëllai i tij Tamerlan, i mbetur më pas i vrarë gjatë të shtënave me policinë, kishin planifikuar fillimisht mundësinë e kryerjes së një atentati vetëvrasës në 4 korrik, në ditën e pavarësisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, bën të ditur sot New York Times.
Tsarnaev po përballet me akuzën për vrasje masive në sulmin me bombë në maratonën e 15 prillit. Vëllai i tij, Tamerlan Tsarnaev, 26 vjeç, u vra në një konfrontim me policinë në Watertown disa ditë më vonë, teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë.
Në shpërthimin gjatë maratonës mbetën tre të vdekur dhe 260 të plagosur.
(ma/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com