SHBA, autoritetet deklarojnë se sulmi
ndaj Yahoo është bërë nga spiun rus

SHBA, autoritetet deklarojnë se sulmi<br />ndaj Yahoo është bërë nga spiun rus
SHBA-Autoritetet amerikane kanë akuzuar shërbimet sekrete ruse, FSB, si përgjegjëse për sulmin masiv kibernetik kundër Yahoo.
 
Sipas autoriteteve është zbuluar një provë e re e cila bën përgjegjës FSB-në, për ndërhyrje në sistemet informatike të SHBA-së.
 
Ndërkohë janë identifikuar edhe katër persona për sulmin ndaj Yahoos, ku dy prej të cilëve Dmitri Dokuçajev dhe Igor Sushçin, janë spiunë të FSB-së të cilët konsiderohen nga autoritetet si personat të cilët kanë drejtuar dhe paguar piratë kompjuterik për të realizuar sulmin.
 
Sulmi mbi Yahoo, ka nisur në vitin 2014 dhe ka vazhduar deri në vitin 2016, ku gjatë kësaj periudhe kohore janë vjedhur të dhënat e të paktën 500 milionë llogarive të përdoruesve.
 
Ky sulm është cilësuar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë në botë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj