SHBA, autoritetet kërkojnë sekuestrimin e 12,6 miliardë dollarëve të “El Chapo”

SHBA, autoritetet kërkojnë sekuestrimin e 12,6 miliardë dollarëve të “El Chapo”

Qeveria amerikane ka kërkuar sekuestrimin e rreth 12,6 miliardë dollarëve të narkotrafikantit meksikan Joaquin Guzman “El Chapo”, që përkon me një vlerësim të të ardhurave të realizuara nga karteli i tij.

Në një dokument të regjistruar sot në gjykatën e Bruklinit, Nju Jork, prokurori federal Richard Donoghue theksoi se “ka të drejtë të sekuestrojë të gjitha të mirat që përkojnë ose vijnë nga krimet e të akuzuarit që kanë të bëjnë me drogën”.

Sipas llogarive, në bazë të çmimeve të ndryshme të shitjes së drogave të cituara nga dëshmitarë të ndryshëm, karteli i bashkëdrejtuar nga El Chapo ka fituar, në këtë periudhë, rreth 11,8 miliardë dollarë për shitjen e kokainës, 846 milionë dollarë nga shitja e marihuanës dhe 11 milionë dollarë nga shitja e heroinës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër