SHBA - Një 9-vjeçar nga Mineapolis është bërë protagonist i një aventure. Fëmija vodhi një makinë, shmangu sigurinë në aeroport dhe fluturoi për në Las Vegas pa asnjë biletë.
Vogëlushi nuk u zbulua nga ekuipazhi i aeroplanit deri sa avioni ishte në fluturim. Sipas gazetës Star-Tribune Mineapolis, policia e Las Vegas e shoqëroi 8-vjeçarin në paraburgim në momentin që aeroplani sapo u ul në Tokë.
Kjo ngjarje ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me sigurinë ajrore dhe po hetohet incidenti.
Djali 8-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk do të përballet me akuza për shkak të moshës së tij.
Një zëdhënës i policisë tha: "Djaloshi hipi në tren dhe shkoi në qendër të qytetit. Më pas, shkoi në një restorant të aeroportit ku hëngri dhe u largua pa paguar dhe pastaj kaloi kontrollin".
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com