Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i kërkoi sot Bashkimit Evropian për të mbështetur më shumë përpjekjet e vendeve kufitare për të pritur imigrantët që rrezikojnë jetën në Mesdhe.
"Mesdheu po transformohet menjëherë në një det të viajtjes për mijëra imigrantë", deklaroi ai pas hapjes së një takimi në OKB për të përgatitur një samit humanitar parashikuar në Turqi vitin e ardhshëm.
Duke kujtuar që Italia, Greqi dhe Malta mbajnë peshën më të rëndë në operacionet e shpëtimit dhe të pritjes, ai i kërkoi Bashkimit Evropian të tregojë solidaritet duke rritur mbështetjen për këto vende.
"Duhet veçanërisht të riforcohet kapaciteti i shpëtimit në Mesdhe dhe vende të tjera, por gjithashtu të ndërmerret një veprim kundër kriminelëve që shfrytëzojnë më të dobëtit, duke iu referuar imigrantëve", theksoi ai.
Vdekja e qindra imigrantëve në brigjet e Libisë është një skandal për koshiencën njerëzore", konfirmoi Ban.
Një samit evropian i jashtëzakonshëm për dramën e imigrantëve në Mesdhe u thirr të enjten në Bruksel, pas tragjedive të fundit në brigjet libiane ku qindra persona kanë humbur jetën, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk./
/atsh/
/Shqiptarja.com