SHBA – Ban Ki-Moon dënon sulmin terrorist në Bamako

/ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon dënoi sot sulmin terrorist kundër hotelit "Radisson Blu" në Bamako, që shkaktoi të paktën 22 të vdekur, sipas burimeve të sigurisë.
Pengmarrja e kryer nga persona të armatosur, xhihadistë të dyshuar, në kryeqytetin e Malit, përfundoi sot pas nëntë orësh ferr dhe të paktën 20 persona mbetën të vrarë, pas ndërhyrjes së përbashkët të forcave të Malit dhe forcave të huaja, veçanërisht francezë.
Në një komunikatë, Ban u shpreh i shqetësuar nga fakti se këto sulme po zhvillohen në një kohë ku progrese të rëndësishme janë konstatuar në procesin e paqes mes qeverisë së Malit dhe rebelëve në Veri.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai