SHBA, Ban ki Moon inkurajon
Ramën: Luftoni korrupsionin

SHBA, Ban ki Moon inkurajon<br />Ramën: Luftoni korrupsionin
NJU JORK - Përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë ishin fokusi kryesor i takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Seketarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
 
Në deklaratën e zyrës së shtypit të Ban Ki-Moon thuhet ndër të tjera, se në takimin e së shtunës, 28 shtator,  janë diskutuar përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm inkurajoi qeverinë të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe të çojë përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
 
Ban ki Moon vlerësoi emërimin e grave ministre në kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur shpresën që të vazhdojë kjo prirje.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm” si dhe pjesëmarrjen aktive në axhendën për zhvillim pas 2015.
 

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese