Në pëfundim të një marrëveshje mes palëve që u publikua nga Rregullatori Financiar i Shtetit të Nju Jorkut, "Standard Chartered" do të paguajë një gjobë prej 300 milionë dollarë.
Kjo gjobë i shtohet një penaliteti prej 340 milionë dollarë që i njëjti regullator i ka vendosur në verën e vitit 2012, sepse kishte mundësuar transaksione financiare që shkelin embargon amerikane kundër Iranit, që u pasuan pak muaj më vonë nga një gjobë shtesë prej 327 milionë të vëna nga Thesari Amerikan i Bankës Qendrore (FED).
Banka duhet gjithashtu t'i japë fund të gjitha marrëdhënieve me klientët e saj të konsideruar të rrezikshëm që ndodhen në Emiratet Arabe të Bashkuara, në Nju Jork dhe në Hong Kong, si dhe nuk duhet të pranojë më klientë të rinj për shpërblime në dollarë pa një marrëveshje paraprake me Rregullatorin Financiar të Shtetit të Nju Jorkut.
Rregullatori Amerikan i justifikoi këto sanksione me faktin se banka nuk ka marrë masa mbi realizimin e një sistemi të një lufte antibankare duke dalë në kundërshtim me angazhimet e marra nga ajo vetë në marrëveshjen e arritur në vitin 2012./ATSH/