SHBA: Banka globale HSBC
e përfshirë në pastrim parash

SHBA: Banka globale HSBC <br />e përfshirë në pastrim parash
WASHINGTON - Një nga bankat më të mëdha evropiane, HSBC, është përfshirë në pastrim parash nga e gjithë bota. Lajmi vjen pas një hetimi të Senatit Amerikan i cili ka dalë në konkluzionin se kontrolle jo serioze në bankën globale HSBC, kanë bërë që shumë trafikantë meksikanë dhe jo vetëm të arrijnë të pastrojnë miliarda dollarë në SHBA.

Raporti i senatit amerikan, i bërë publik vetëm pak para një seance për këtë çështje thotë mes të tjerave se banka HSBC, me seli në Londër, ka hyrë në biznes me kompani të lidhura me terrorizmin si dhe më e rënda, ka anashkaluar sanksionet financiare amerikane ndaj shteteve si Irani. Gjithashtu, fonde të dyshimta nga Arabia Saudite, Siria dhe Ishujt Kajman kanë kaluar përmes bankës britanike.

Shenjat paralajmëruese janë shpërfillur, ndërsa kanë dështuar edhe hapat e marrë për ndalimin e veprimeve bankare të paligjshme mes viteve 2002-2010. Raporti vëren mes të tjerash se këto papërgjegjshmëri u kanë dhënë terroristëve dhe kriminelëve akses në sistemin financiar amerikan.

Hetimi 1-vjeçar do të jetë në qendër të seancës që do të mbahet të martën në Senatin Amerikan ku pritet të dëshmojnë edhe drejtuesit e bankës britanike HSBC. Ndërkohë banka më e madhe europiane ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate se drejtuesit e saj do të kërkojnë ndjesë në seancën që do të mbahet në Washington.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën