SHBA, Basha takon lobin grek.
Çfarë iu ka premtuar këtë herë?

SHBA, Basha takon lobin grek.<br />Çfarë iu ka premtuar këtë herë?
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u nis dje drejt SHBA-ve, duke lënë në mes fushatën.

Por kë ka takuar ai sot në Washington lind pyetja? Basha sot ka patur një takim me shoqatën e himariotëve. Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv kohët e fundit  ndaj çështjes shqiptare.
basha ne shba
basha ne shba
(Në foto Lulzim Basha dhe përfaqësues të lobit grek në SHBA)

Ata kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

E mesa duket lobi grek po paguan shuma të mëdha për një fotografi të Bashës me Presidentin Trump.

Por pse gjithë kjo para dhe gjithë ky lobim nga grekër për Bashën? Pasi iu fali detin, çfarë tjetër mund t’iu ketë premtuar ai grekëve vetëm që t’i mundësojnë një foto me Trump-in?

Greqia është nga ata shtetet që do ta shohë Shqipërinë të gjunjëzuar, ndaj edhe po punon fort me atë që ka dhënë prova që është në gjendje ta trahëtojë kombin e tij për hiçgjë, e jo më për një foto me Trump-in.

Basha ka zhvilluar takim me këtë lob edhe mars të 2016-ës, ku patën marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim e parë u tha së është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë.

Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike./Lexo.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar