SHBA – Bashkëpunim ushtarak amerikano-izraelit


UASHINGTON, 8 nëntor /ATSH-AFP/ - E ardhmja e bashkëpunimit ushtarak amerikano-izraelit do të jetë një nga temat kryesore që do të diskutohet nesër në Uashington mes presidentit amerikan Barack Obama dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Dy vendet aleate do të bisedojnë për ndihmën e ardhshme ushtarake amerikane për shtetin hebre, që financon rreth 20 për qind të buxhetit izraelit të mbrojtjes.
Sipas planit aktual, që është miratuar në vitin 2007 për 10 vite, parashikohen 30 miliardë dollarë ndihma.
Obamashprehu gatishmëri të nënshkruajë një marrëveshje tjetër 10 vjeçare.
Shuma e kësaj ndihme të dytë pritet të rritet, por negociatat janë ende duke u zhvilluar dhe për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.
Në planin e armatimit, Izraeli përpiqet që të marrë më shumë avionë luftarake ultramodern të tipit F-35, që janë të aftë të shmangin predhat antiajrore të tipit S-300 që Irani do të marrë nga Rusia.
Por Izraeli dhe Uashingtoni janë duke biseduar edhe për shitjen e avionëve të tipit V-22 Osprey. Kjo aparaturë hibride mes helikopterit dhe avionit është ideale për operacione komando, si ato që Izraeli ka në planet e tij për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, kundër instalimeve bërthamore iraniane./
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social