Një episod i vogël, shoqëroi mbërritjen e familjes Vance në Bazën e Përbashkët Andrews, përpara nisjes drejt Alaskës.
Usha Vance u pengua teksa zbriste shkallët e helikopterit me foshnjën krah. Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara arriti të kapet pas kangjellave dhe shmangu rrëzimin. Ajo dhe fëmija nuk pësuan dëmtime.
Megjithatë ajo çfarë nxiti reagime ishte qëndrimi pasiv i ushtarëve që ndodheshin aty pranë. Siç shihet edhe nga videot asnjë prej tyre nuk lëvizi për ta ndihmuar.
Pas Usha Vance, nga i njëjti helikopter zbriti edhe J.D. Vance, i cili mbante në krahë vajzën e tyre katërvjeçare, Mirabelle.
Udhëtimi i familjes drejt Alaskës lidhet me angazhimet politike të zëvendëspresidentit amerikan për të mbështetur fushatën zgjedhore të senatorit Dan Sullivan.








Komente
Komento