SHBA/ Biden fal të gjithë të dënuarit për posedim 'të thjeshtë të marijuanës'

SHBA/ Biden fal të gjithë të dënuarit për posedim 'të thjeshtë të marijuanës'

Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka falur të gjithë amerikanët që janë dënuar në nivel kombëtar për posedim të sasive të vogla të marijuanës. Zyrtarët vlerësojnë se do të përfitojnë rreth 6,500 persona me dënime federale për këtë vepër penale.

Ai kërkoi ndryshimin e klasifikimit të marijuanës në ligjin federal, ku aktualisht klasifikohet së bashku me LSD-në dhe heroinën, por kërkoi që të mbeten kufizimet në transport, shitje dhe ndalim për të miturit.

“Mijëra njerëz që ishin dënuar më parë për posedim të marijuanës dhe që mund të kenë qenë të papunë, pa strehim apo mundësi arsimimi, tani do të çlirohen nga pasojat negative”, tha Biden, raporton "Reuters".

Biden tha se kishte urdhëruar Prokuroren e Përgjithshme Merrick Garland që të lejonte administratën t’u dërgonte certifikatat e faljes të gjithë atyre që prekeshin nga ky vendim.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin

Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin