SHBA, Biden kërkon që secilit person që vaksinohet kundër COVID-19 t'i jepen si shpërblim 100 dollarë

Në përpjekje për të nxitur qytetarët amerikanë të vaksinohen kundër COVID-19, Presidenti Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit.

Biden po ashtu ka bërë publike kërkesën për vaksinim të punëtorëve federalë, ku në rast mos vaksinimi ata duhet të kryejnë teste ditore dhe të mbajnë maskë.

Pavarësisht shpejtësisë me të cilën u zhvillua procesi i vaksinimit në fillim, më pak se 50 për qind e banorëve të SHBA-së janë të vaksinuar plotësisht.

Masat e reja theksoi Biden nga Shtëpia e Bardhë u ndërmorën pas përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

“Njerëzit janë duke vdekur dhe do të vdesin, ndonëse nuk duhet të vdesin”, ka thënë Biden.

Presidenti amerikan ka thënë se iniciativa monetare mund të duket e padrejtë për amerikanët, që janë vaksinuar deri tani mirëpo “të gjithë ne përfitojmë nëse më shumë njerëz vaksinohen”.

Shtetet amerikane mund të marrin fondet nga Plani amerikan për Rimëkëmbje që kap vlerën e 1.9 trilion dollarëve.

Muajin e kaluar, një studim ka treguar se 99 për qind e vdekjeve me koronavirus, janë regjistruar në mesin e të pavaksinuarve. Rreth 70 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Mirëpo shkalla e vaksinimit dallon nga shteti në shtet.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt