SHBA, ‘Biological Resource Center’, klinika e tmerrit që shiste koka të prera (FOTO+VIDEO)

Gjatë një kontrolli që agjentë të FBI-së kanë bërë në vitin 2014 në klinikën “Biological Resource Center” në Arizona të SHBA, ata kanë mbetur të shokuar nga ajo çfarë kanë parë.

Siç raportohet nga ABC 15 Arizona, e cila ishte e para që zbuloi “thertoren njerëzore” gjatë kontrollit, agjentët e FBI-së kanë gjetur në klinikë gjymtyra njerëzore, kokën e një gruaje të qepur në trupin e një burri dhe organe gjenitale mashkullore të ruajtura brenda një frigoriferi.

Kufomat e përdorura ishin marrë nga njerëz që kishin pranuar ta dhuronin trupin për qëllime shkencore.

Shumë familjarë kanë paditur klinikën duke kërkuar që drejtësia pa vonesë të veprojë.

Detajet e bastisjes së FBI-së janë bërë të ditura ditët e fundit, teksa hetimi kombëtar në lidhje me trafikun e paligjshëm të organeve ende vazhdon.

Në dëshminë e tij në gjykatë, ish agjenti i posaçëm i FBI Mark Cwynar tha se ai kishte parë në “Biological Resource Center” koka njerëzish futur brenda në kova metalike, duar dhe këmbë të hedhura njëra mbi tjetrën. Asnjë nga gjymtyrët dhe pjesët e trupit nuk ishte e etiketuar siç kërkohet me ligj apo as emri i donatorit.

Po sipas Cwynar, gjëja më makabre ishte një kokë e prerë gruaje, e “montuar” në trupin e një burri.

Cwynar e përshkroi atë që kishte pare, si skena të “Frankenstein".

Nga hetimet rezultoi se “Biological Resource Center” shiste në mënyrë të paligjshme pjesë të trupit jashtë shtetit ndaj entiteteve që ende janë të panjohura.

Po sipas hetimeve, busti i burrit me me kokë gruaje do të shitej për 2.400 dollarë ndërsa këmbët për rreth 1.100 dollarë.

Klinika gjithashtu shiste gjunjë dhe këmbë për më pak se 500 dollarë secila kurse një trup të tërë për rreth 6,000 dollarë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja