SHBA do të furnizojë Ukrainën me bomba thërrmuese, Biden: U desh kohë për të ndërmarrë këtë hap por ishte e nevojshme

SHBA do të furnizojë Ukrainën me bomba thërrmuese, Biden: U desh kohë për të ndërmarrë këtë hap por ishte e nevojshme

Bomba bërthamore

SHBA do ta furnizojë Ukrainën me bomba thërrmuese për kundërsulmin e saj ndaj Rusisë, si pjesë e një pakete tjetër ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh.

Megjithëse në bashkësinë ndërkombëtare qëndrimet për bombat thërrmuese janë kundërshtuese, Presidenti amerikan Joe Biden e mbrojti dërgimin e këtyre municioneve në Ukrainë duke thënë se kjo është një zgjidhje të përkohshme.

Biden tha më tej se vendimi për të ky vendim kishte qenë shumë i vështirë. Ai tha se për këtë kishte biseduar edhe me aleatët dhe anëtarët e Kongresit Amerikan.

Dhe edhe pse SHBA-ja nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos që ndalon bombat thërrmuese, Biden tha se iu desh pak kohë para se të bindej për ta ndërmarrë këtë hap. Presidenti i SHBA-së tha se e konsideron të nevojshëm dërgimin e këtyre municioneve, sepse Ukraina ka nevojë për to për kundërsulmimin e saj ndaj Rusisë.

Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese nuk e kanë nënshkruar as Ukraina dhe Rusia. Ukraina ka kërkuar prej kohësh armë moderne, si raketa apo bomba thërrmuese, me ndihmën e të cilave mund të goditen njëkohësisht disa objektiva. Me anë të këtyre armëve ata shpresojnë se mund të thyejnë mbrojtjen ruse.

Kritika ndaj vendimit të Uashingtonit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e kritikoi vendimin e Uashingtonit. Një prej zëdhënësve të tij në Nju Jork se Guterres nuk do që "bombat thërrmuese të vazhdojnë të përdoren në fushën e betejës".

Edhe ambasadori i Rusisë pranë OKB-së, Anatoli Antonov, e kritikoi dërgimin e bomabve thërmuese të planifikuar nga SHBA-ja. "Mizoria dhe cinizmi me të cilin Uashingtoni po sillet në çështjen e furnizimit të Kievit me armë vdekjeprurëse është i jashtëzakonshëm," tha Antonov për agjencinë ruse të lajmeve TASS. Edhe pa bombat thërrmuese Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të përfshira në konflikt dhe "po e sjellin njerëzimin më pranë një lufte të re botërore", tha Antonov./DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 09/07/2023 10:54

    Derguat sistemin himars nuk ndryshoj gje nga lufta pastaj sistemin patriot , tanket leopard , tanket bradley dhe tani bombat therrmuese nderkohe lifta sa po vjen dhe perkeqesohet nuk ka ardhur koha te mendoni per tu ulur ne tryezen e bisedimeve ? Nuk mund te besh lufte me nje superfuqi berthamore , por ketyre u ka ikur mendja dhe mendojne se do fitojne luften

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK