SHBA, Bushati 5 takime diplomatike
në ditë, Zanier mbështet Shqipërinë

SHBA, Bushati 5 takime diplomatike<br />në ditë, Zanier mbështet Shqipërinë
SHBA - Ditët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në SHBA janë shndërruar në ditë takimesh intensive për Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili ka shfrytëzuar rastin për t'u njohur dhe biseduar me krerët e diplomacisë botërore. Ditën e sotme ai ka realizuar disa takime, ku vendin kryesor e zë ai me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z. Lamberto Zannier, i cili i vlerësoi si të suksesshme zgjedhjet e 23 Qershorit dhe rotacionin politik në vend. Po ashtu, Zanieri vlerësoi raportin konstruktiv të Shqipërisë me fqnijët dhe e inkurajoi atë në rrugën drejt BE. Në këtë këndvështrim, ai shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e Shqipërië në kryesimin e OSBE-së.
 
BUSHATI TAKON MINISTRIN E JASHTEM TE B.HERCEGOVINES PER LEVIZJEN VETEM ME KARTA IDENTITETI
Po ashtu, në SHBA Bushati ka zhvilluar takime edhe me Zv.Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, z. Zlatko Lagumdzija Gjatë takimit, Ministri Bushati dhe homologu Lagumdzija vlerësuan mundësinë për lëvizjen vetëm me karta identiteti të shtetasve të të dy vendeve në vendet respektive. Ministri Bushati theksoi se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi ka krijuar një realitet të ri në rajon, i cili duhet shfrytëzuar, si dhe kërkoi nga Bosnjë-Hercegovina të rishikojë qëndrimin ndaj Kosovës, drejt një qëndrimi më fleksibël dhe më përfshirës në nismat rajonale.

PAS TAP, PERFORCOHEN EDHE ME MARREDHENIET ME AZERBAJXHANIN
Ministri Bushati takoi edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, z. Elmar Mammadayarov Që shprehu interes në gazifikimin e Shqipërisë si dhe vlerësoi rolin e vendit tonë jo vetëm si pikë transiti, por dhe si një pikë e rëndësishme shpërndarjeje për të gjithë rajonin. Projekti TAP u vlerësua si një model i mire i bashkëpunimit ndër-rajonal.

SLLOVENIA DHE SLOVAKIA MBESHTESIN SHQIPERINE INTEGRIMIN E SHQIPERISE NE BE
Takimi i tretë i kreut të diploomacisë shqiptare ishte me  Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenise, z. Karl Erjavec . Te dy Ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve anëtare të NATO-s, ku spikat mbështetja e Sllovenisë në procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë. Ministri Erjavec shprehu mbështetjen e Sllovenise ndaj vendit tonë në procesin integrues. Ai pranoi me kënaqësi ftesën e Ministrit Bushati për të vizituar Tiranën.

Takimi i katërt i ministri Bushati ishte ai me  takon Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, z.Miroslav Lajcak Homologët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe konfirmuan angazhimin për te intensifikuar dialogun ne nivel politik. Ministri Bushati falënderoi Ministrin Lajcak për mbështetjen që ka dhënë Sllovakia ndaj Shqipërisë ne rrugën e Integrimit Evropian. Homologu Lajcak ofroi gatishmërinë e Sllovakisë, si një vend mik i Shqipërisë, për të asistuar teknikisht dhe me burime njerëzore vendin tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)



 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike