UASHINGTON - Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, mbajti një fjalim në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, një nga organizmat me kontribut ndërkombëtar në farkëtimin e dimensionit transatlantik të politikës së jashtme dhe të sigurisë të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.
Në fjalën e tij Ministri Bushati theksoi se, “në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat sipas tij kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”.
Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.
Në këtë aktivitet, ku morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, si dhe Ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO gjatë dekadës së fundit, dominuan shqetësimet në lidhje me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.
BUSHATI TAKON KONGRESMENET ADERHOLT DHE ENGEL
Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u takua sot me kongresmenët Robert Aderholt dhe Eliot Engel, ku vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të një rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati pasi informoi kongresmenët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe situatën në rajon, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së.
Nga ana e tyre, kongresmenët amerikanë vlerësuan progresin e Shqipërisë, si reformat për forcimin e shtetit ligjor, sundimin e së drejtës në ekonomi dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Ata veçuan rolin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si faktor paqeje në rajon, ndërsa konfirmuan vijimin e mbështetjes për Shqipërinë, në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese.
Bashkëbiseduesit u ndalën në projektet e bashkëpunimit rajonal, ku veçuan rëndësinë e gazsjellësve TAP dhe IAP, si mundësi reale për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com