SHBA – Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që shoqëron kreun e Qeverisë në SHBA, ka zhvilluar atje një sërë takimesh edhe me homologë të vendeve të tjera, si me Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino; atë të Malit të Zi, Igor LUksiç dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahayan.
BONINO NË TETOR NË TIRANË, MBËSHTETJE PËR INTEGRIMIN

Ministri Bushati u takua në SHBA me Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë znj. Emma Bonino gjatë sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Znj. Bonino do të vijë në Tiranë gjatë muajt tetor, si homologe nga një vend mik.
Ajo shprehu mbështetjen e Italisë në rrugën e Shqipërisë në BE, e cila mbetet e palëkundur.
BUSHATI – LUKSIÇ, AFRIM I RI PËR TË ARDHMEN EURO-ATLANTIKE

Bushati u takua edhe me homologun e tij malazes Igor Luksiç, me të cilin ra dakord për intensifikim dhe bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Në qëndër të këtij takimi ishte një qasje e re bashkëpunuese me interes të ndërsjellë për të gjithë rajonin, bashkëpunim qëbazohet në aspiratat e popujve të rajonit për një të ardhme të sigurtë Euro-Atlantike.
BUSHATI – AL NANAYAN, ZGJERIMI I MARRËDHËNIEVE ME EMIRATET

Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati zhvilloi në Nju Jork një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe z. Abdullah bin Zayed Al Nahayan.
Bushati i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme te Emirateve të Bashkuara Arabe në projekte të rëndësisë së veçantë gjatë viteve të fundit në Shqipëri.
Intensifikimi dhe zgjerimi i raporteve të mëtejshme mes dy vendeve mbetet prioritet i raporteve dypalëshe.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Po rishohim diplomacinë sëbashku me BE-në"