Dokumenti tronditës i Shtëpisë së Bardhë, i cili kritikoi ashpër Evropën duke paralajmëruar madje rënien apo zhdukjen e saj, mori përgjigjen e parë nga Brukseli.
“Kur bëhet fjalë për vendime që prekin BE-në, ato merren nga BE-ja dhe për BE-në. Përfshirë vendimet që kanë të bëjnë me autonominë tonë rregullatore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Aleatët janë më të fortë së bashku”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Ky është reagimi i parë institucional i Brukselit pasi Trump firmosi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Amerikane, ndërsa zëra të tjerë brenda Unionit reaguan të premten dhe këtë të shtunë. Procesi i zhdukjes së civilizimit evropian për të cilin flet edhe dokumenti i shtëpisë së bardhë nuk është një lajm i ri sipas Kryeministres italiane Meloni.
"Evropa duhet të kuptojë se, nëse dëshiron të jetë e madhe, duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë. Kur ia beson sigurinë dikujt tjetër, duhet ta dish se ka një çmim për t’u paguar. Unë e kam thënë prej kohësh. Për ne kjo është një mundësi: një mundësi që ka një kosto ekonomike, por prodhon liri politike”, u shpreh Meloni më pas në kontekstin e sigurisë, vetëm pak ditë pasi Reuters tha se SHBA i ka kërkuar një delegacioni evropian që kontinenti i vjetër të marrë nën kontroll të plotë Nato-n brenda vitit 2027.
Ndryshe i ka lexuar kritikat amerikane Kaja Kallas Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian.
"Ka shumë kritika, por besoj se disa prej tyre janë të vërteta: nëse shikon Evropën, vëren se ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë. Duhet të kemi më shumë besim te vetja. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për disa çështje, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet i vlefshëm. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi Kallas.
Në dokumentin e strategjisë për sigurinë kombëtare të firmosur nga Donald Trump këtë javë, shprehet synimi që Amerika të distancohet së qeni një akto aktiv sidomos në konlfiktet globale. Sa u takon kritikave ndaj BE, ato u referohen kryesisht rregullave për emigracionin, të cilin administrata amerikane e sheh si një faktor që do të sjellë zhdukë civilizimin evropian brenda 20 viteve të ardhshme.
Komente









Normal qe europa eshte e fundoaur. Trump thote pas 30 vjetesh por une mendoj qe dhe me pare do ndodhi per te mos thene qe identiteti europian ka kry. Ndalova para pak ditesh ne milano, sikur ndaloje ne pekin aq shume kinezer kishte. U hap dera e tramit ne paris 90% e atyre qe zbriten ishin zezeker... Pra jemi ne fundin e identitetit europian dhe fajtor eshte unioni qe i hapi deren vdo lloj halabaku e nuk na e hapi neveme gjak te paster europian.
Përgjigju