NJU JORK- Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton ka dalë nga spitali në Nju Jork. Zonja Clinton është fotografuar duke lënë spitalin me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsea.
Zonja Klinton u shtrua të dielën në spitalin Presbyterian si pasojë e trombozës në kokë. Sekretarja Clinton u pa për herë të fundit në publik në Belfast më 7 dhjetor dhe pas pak ditësh, nga mungesa e hidratimit, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar goditje në kokë.
Mjekët e Clintonit besojnë se ajo “po bën përparim të mirë” dhe se “do të shërohet plotësisht" thuhet në deklaratën e departamentit amerikan të Shtetit.
Sekretarja Clinton njihet si Sekretarja e Shtetit që ka udhëtuar më shumë në historinë amerikane dhe po i jep fund karrierës së saj në këtë pozitë.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com