SHBA, dënohet me vdekje racisti

SHBA, dënohet me vdekje racisti
Një gjykatë ka dënuar me vdekje një supremacist të bardhë për vrasjen e tre pesonave në dy qendra të hebrenjve në SHBA.
74-vjeçari, Frazier Glenn Miller Jr, e ka pranuar se ka vrarë 69-vjeçarin William Corporon dhe nipin e tij, 14-vjeçarin Reat Griffin Underwood në Qendrën për Komunitetin Hebrenj në parkun Overland në Kansas të SHBA-së. Ndërkaq, Terri LaManno, 53-vjeç, është vrarë jashtë një qendre të pensionistëve hebrenj.

Gjykata ka vendosur që Miller të dënohet me vdekje, ndërsa akti ekzekutues të kryhet përmes injeksionit vdekjeprurës.
Ai ka thënë se është motivuar të vrasë hebrenjtë pasi ata kanë shumë ndikim.
Thomas Kelly Rayn nga Gjykata e Distriktit iu ka drejtuar atij duke i thënë: “Përpjekja juaj për të mbjellë urrejtje mes komunitetit, për të sjellë urrejtje mes komunitetit, ka dështuar.”

Ndërkaq ai iu ka përgjigjur dënimit me përshëndetjen naziste “Heil Hitler”, përpara se të zhvendosej nga salla e gjykatës.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social