SHBA, Dan Coats: Rusia është
kërcënimi më i madh për Amerikën

SHBA, Dan Coats: Rusia është<br />kërcënimi më i madh për Amerikën
SHBA-Ish-Senatori Dan Coats, i cili është zgjedhur nga presidenti Trump për të drejtuat Agjencinë Kombëtare të Zbulimit, ka deklaruar se Rusia është kërcënimi më i madh për Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-Senatori i Indianës, ka shtuar se tashmë është një fakt i pranuar që Rusia është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Rusia ka një histori të gjatë propagande në ndikimin e kombeve, kulturave dhe zgjedhjeve në vende të ndryshme, siç po ndodh aktualisht në Evropë. Por ata i kanë intensifikuar këto përpjekje dhe po përdorin internetin për të ushtruar ndikimin e tyre. Kjo është një çështje kyç dhe duhet të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, e si ka ndodhur”, është shprehur Caots, i cili është zotuar përpara “Komisionit të Senatit për Çështjet e Zbulimit”, se do të mbështesë një hetim të plotë për rolin që ka luajtur Kremlini në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndërkohë qëndrimi i Caots bien në kundërshtim me atë të presidentit Donald Trump, i cili nuk i ka dhënë rëndësi informacionit të shërbimit amerikan të zbulimi për ndikimin rus, si gjatë fushatës dhe pas marrjes së detyrës.

Nga ana tjetër Caots ka identifikuar si një rrezik për SHBA-në edhe të ashtuquajturin Shtet Islamik, ndërkohë që ka shprehur shqetësimin e tij edhe për Korenë e Veriut dhe Kinën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike