SHBA dështon në vaksinimin e 70% të qytetarëve deri më 4 korrik, Biden: Nis fushata ‘derë më derë’

SHBA dështon në vaksinimin e 70% të qytetarëve deri më 4 korrik, Biden: Nis fushata ‘derë më derë’

Presidenti i SHBA, Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë më dije se në vend do të nisë vaksinimi anti-COVID i qytetarëve “derë me derë”.

Ky vendim ka ardhur pas dështimit të qëllimit fillestar për vaksinimin e 70% të amerikanëve deri më 4 korrik dhe dëshirës për intensifikimin e fushatës për arritjen e imunitetit të tufës.

“Tani do të duhet të shkojmë nga komuniteti në komunitet, nga lagje në lagje dhe nga ‘dera në derë’, literalisht do të trokasim në dyert e shtëpive për të ndihmuar njerëzit dhe t’i mbrojtur nga virusi i COVID-19”, tha presidenti.

Presidenti amerikan, ditën e djeshme doli në një deklaratë nga ku i bëri thirrje çdo qytetari të pavaksinuar të marri dozat e njerëz prej vaksinave të miratuara nga FDA.

Ai shtoi se qytetarët e pavaksinuar janë një rrezik për komunitetin, për qytetarët që i rrethojnë dhe njerëzit e tyre të dashur.

Megjithëse qëllimi fillestar për vaksinimin e 70% ë popullsisë deri më 4 korrik nuk u arrit, në SHBA fushata konsiderohet e suksesshme.

Përveç kësaj, SHBA është një ndër vendet që ka filluar dhurimin e vaksinave për vendet në nevojë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja