Delegacioni i Bashkimit Evropian në Këshillin e Përhershëm të
OSBE-së në Vjenë në qëndrimin e shprehur mbi raportin përfundimtar të OSBE-së mbi zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri, u bën thirrje partive politike të çojnë përpara reformën në drejtësi.
BE u kërkon palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të çuar përpara nismat e ndërmarra, duke e konsideruar reformën në sistemin gjyqësor si vendimtar.
“Pavarësisht përparimit në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin e kaluar, ai është ende i përhapur në shumë fusha duke përfshirë edhe gjyqësorin. Ky mbetet një problem veçanërisht serioz. Shqipëria duhet të intensifikojnë përpjekjet dhe të zbatojë strategjinë dhe veprimit antikorrupsion planin e vet të miratuar rishtazi”, thuhet në deklaratë.
Delegacioni i BE mbështet raportin e ambasadorit në Tiranë, Florian Raungin për zgjedhjet e fundit lokale dhe punën e tij të bërë në kryesimin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri. BE vlerëson punë e Prezencës së OSBE-së në Shqipërisë duke thënë se mirëpret fokusimin e saj në promovimin e demokratizimit, zbatimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut, përfshirë mbrojtjen e minoriteteve dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.
“Bashkimi Evropian i kërkon Prezencës së OSBE-së që të përdorë të gjitha kapacitetet e institucioneve të OSBE-së dhe të punojë ngushte dhe bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë relevantë në mënyrë që të optimizohet rezultati në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për t’u integruar në BE”, thuhet në komunikatën e delegacionit të unionit. “Në përfundim do të donim të falënderonim ambasadorin Raunig dhe stafin e tij për punën me kualitet të lartë dhe bashkëpunimin ekselent operacional dhe politik.”
Një ditë më parë ishin SHBA të cilët mbështetën raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipërisë si dhe vlerësuan punë e ambasadorit, Florian Raunig. Lëvdatat e BE-së dhe SHBA-ve për punën e ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë vjen në një kohë kur ndaj tij janë lëshuar akuza pas bërjes publike të një raporti të brendshëm pune të OSBE-së, ku rreth 30 deputetë të parlamentit shqiptarë cilësoheshin të lidhur me krimin.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15