SHBA dhe Britania akuzojnë Iranin se i ka dërguar Rusisë raketa për t'i përdorur në Ukrainë

SHBA dhe Britania akuzojnë Iranin se i ka dërguar Rusisë raketa për t'i përdorur në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy

Shtetet e Bashkuara dhe Britania akuzuan zyrtarisht Iranin të martën për furnizimin e Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t'i përdorur në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtypin në Londër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy paralajmëruan për sanksione që do të shpallen më vonë gjatë ditës.

“Rusia tashmë ka marrë dërgesa të këtyre raketave balistike dhe ka të ngjarë t'i përdorë ato brenda disa javësh në Ukrainë, kundër ukrainasve”, tha zoti Blinken. “Furnizimi me raketa iraniane i mundëson Rusisë të përdorë më shumë nga arsenali i saj, për objektiva që janë më larg vijës së frontit”, shtoi ai.

Komentet vijnë ndërsa zoti Blinken dhe zoti Lammy po përgatiten të bëjnë një vizitë të përbashkët të mërkurën në Ukrainë, ku do të takohen me Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë, për të diskutuar për forcimin e mbrojtjes së vendit. Kremlini po përpiqet të zmbrapsë ofensivën e befasishme të Ukrainës, e cila ka arritur të marrë qindra kilometra territor në rajonin Kursk të Rusisë.

Akuzat lidhur me raketat iraniane, mund ta inkurajojnë zoti Zelenskyi që të rrisë më tej presionin ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë për të lejuar Ukrainën që të përdorë raketa të furnizuara nga Perëndimi për të goditur më thellë brenda territorit rus me objektiv vendndodhjet që Moska përdor për të sulmuar Ukrainën nga ajri. Presidenti Joe Biden e ka lejuar Kievin të lëshojë raketa të ofruara nga SHBA-të përtej kufirit drejt Rusisë për t’u vetëmbrojtur, por në masë të madhe ka kufizuar distancën, për shkak të shqetësimeve për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Kjo nuk e ka ndaluar Ukrainën që të përdorë armët e veta për të goditur objektiva që ndodhen më thellë në Rusi, sikurse sulmi i sotëm (e martë), një nga sulmet më të mëdhenj me dronë në tokën ruse, në gati 2 vjet e gjysmë luftë, me objektiv rajone të shumta, përfshirë edhe Moskën./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Media: Sulmi izraelit ndaj Iranit është i pashmangshëm! Hezbollahu: Goditëm bazën ajrore në Haifa

Lufta/ Media: Sulmi izraelit ndaj Iranit është i pashmangshëm! Hezbollahu: Goditëm bazën ajrore në Haifa