SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer vijuar sulmet ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Mësohet se nga sulmi janë goditur tetë objektiva, duke përfshirë një depo nëntokësore dhe raketa Houthi dhe aftësinë e mbikëqyrjes.
Houthi, të mbështetur nga Irani kanë synuar anijet që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin, të cilat udhëtojnë përmes rrugës së rëndësishme tregtare të Detit të Kuq.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Pentagoni konfirmoi “një raund shtesë sulmesh proporcionale dhe të nevojshme” kundër Houthi, raporton CNN.
“Qëllimi ynë mbetet të de-përshkallëzojmë tensionet dhe të rivendosim stabilitetin në Detin e Kuq, por le të përsërisim paralajmërimin tonë për udhëheqjen Houthi. Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetët dhe rrjedhën e lirë të tregtisë në një nga rrugët ujore kritike përballë kërcënimeve të vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.
Katër Typhoon RAF, të mbështetur nga një palë cisterna Voyager, iu bashkuan forcave amerikane, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM).
“Aeroplani ynë përdori bomba të drejtuara me saktësi Paveway IV për të goditur objektiva të shumtë në dy vende ushtarake në afërsi të aeroportit Sanaa. Këto vende po përdoreshin për të mundësuar sulmet e vazhdueshme të patolerueshme kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. Në përputhje me praktikën standarde të Mbretërisë së Bashkuar, u zbatua një analizë shumë rigoroze në planifikimin e sulmeve për të minimizuar çdo rrezik të viktimave civile, dhe si me sulmet e mëparshme, avioni ynë bombardoi natën për të zbutur edhe më tej çdo rrezik të tillë", tha Ministria e Mbrojtjes.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03