SHBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani

SHBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani

Pjesa e brendshme e objektit të konvertimit të uraniumit Fordow në Qom të Iranit

SHBA dhe Evropa kanë ngritur alarm për Iranin të mërkurën, duke thënë se vendi ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti, dhe thanë se Irani duhet të japë shpjegim se si ndodhi kjo gjë.

Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore (90 për qind).

Mbikëqyrësi bërthamor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjeti grimca të uraniumit të pasuruara deri në 83.7 për qind në Fordou, një objekt i gërmuar në një mal, që është lokacioni i dytë i ditur që konverton dhe pasuron vazhdimisht uraniumin deri në 60 për qind.

Irani thotë se ka zbuluar një rezervë të madhe me litium

"Për sa i përket grimcave të zbuluara të uraniumit të pasuruar në 83.7 për qind, të gjithë anëtarët e Bordit duhet të jenë shumë të shqetësuar nga ky zhvillim alarmant", u tha në një deklaratë të SHBA-ve në takimin tremujor të Bordit të Guvernatorëve 35-vendesh të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

"Irani duhet të ofrojë bashkëpunim të plotë dhe të menjëhershëm për të sqaruar çfarë ka ndodhur dhe për të lehtësuar të gjitha masat e duhura të verifikimit dhe monitorimit që konsiderohen të nevojshme nga Agjencia në mënyrë që çdo ndodhi në të ardhmen të zbulohet menjëherë. Irani duhet të garantojë që një incident i tillë të mos ndodhë më kurrë", u tha në deklaratë.

Gjithashtu, SHBA-të ngrehën shqetësim për aktivitetet bërthamore të Iranit duke theksuar faktin që “këto zhvillime të reja ndodhën në një strukturë shumë të fortifikuar që fillimisht ishte ndërtuar fshehurazi dhe vetëm thellon shqetësimet tona".

Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë kryesore të Evropës - Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3 - janë përmbajtur në implementimin e një rezolute që dënon Iranin në këtë takim të bordit, por bënë të qartë se mund të veprojnë ndryshe në një takim të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë