Shtetet e Bashkuara liruan një aleat të ngushtë të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në këmbim të lirimit të 10 amerikanëve të burgosur në vendin e Amerikës së Jugut dhe kthimin e një kontraktori të arratisur të kërkuar nga drejtësia amerikane, njoftoi të mërkurën administrata e Presidentit Biden.
I kërkuari Leonard Glenn Francis, i njohur me nofkën "Fat Leonard", truri pas skemës më të rëndë të korrupsionit në historinë e Marinës së Shteteve të Bashkuara, iu dorëzua autoriteteve amerikane si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Venezuelën.
Ai ishte arrestuar një dekadë më parë në një hotel në San Diego gjatë një operacioni federal. Tre javë përpara se të përballej me dënimit, në shtator të vitit 2022, ai u arratis nga arresti shtëpiak.
Hetuesit thonë se ai i vodhi ushtrisë amerikane më shumë se 35 milionë dollarë duke korruptuar dhjetëra oficerë të rangut më të lartë të marinës me femra, festa luksoze dhe dhurata të tjera. Ai u arrestua nga policia venezueliane ndërsa përpiqej të udhëtonte me aeroplan nga Karakasi.
Administrata e Presidentit Biden po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me vendin që njihet për prodhimin e naftës.
Lirimi më i madh i të burgosurve amerikanë në historinë e Venezuelës vjen disa javë pasi Shtëpia e Bardhë ra dakord të pezullojë disa sanksione, pas një angazhimi të Presidentit Maduro për të punuar drejt krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale në vitin 2024./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Senati amerikan konfirmon Pete Hegseth si kreun e Pentagonit
25 Janar, 11:15
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
'Groenlanda nuk shitet', zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres daneze
25 Janar, 07:40
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15