TIRANË- “Merrni ujë me vete se sot marshimi do jetë pak i gjatë. Kështu që merrni ujë me vete të jeni të përgatitur”. Kështu filloi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, devijimi për herë të parë i protestës para Kryeministrisë në ditën e 15 të saj, kur një grup njerëzish udhëhoqën disa qindra protestuesish drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe pastaj Aeroportit të Rinasit, duke krijuar polemika të forta dhe ndarje.
Protestuesve nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar që kjo lëvizje do t’i kthehej në bumerang dhe përçarjet janë të dukshme.
Ndryshe nga 14 ditët e mëparshme, kur marshimet kanë qenë në bllok të të gjithë protestuesve në rrugët dhe lagjet kryesore të kryeqytetit, mbrëmjen e kësaj të diele u pa një ndarje që në fillim. Një pjesë e protestuesve rreth dy orë pasi tashmë kishte nisur ecja, rreth orës 23:00, u futën në autostadën Tiranë-Durrës, një prej arterieve rrugore me lëvizjen më të madhe në vend.
Edhe mes protestuesve kakofoni, fillimisht disa thanë se plani ishte që të merrnin mbrapsht në Kthesën e Kamzës, për t’u rikthyer në Tiranë por ata që në plan kishin Rinasin “fituan”.
Dhe këtu nisën mbi 3 orë e gjysmë sfilitëse, ecje me kilometra të tëra. U dëshën vetëm pak minuta ecje dhe bllokim total të autostradës që të krijoheshin menjëherë radhët kilometrike nga të dyja drejtimet.
Qindra makina që niseshin drejt Rinasit për fluturimin e radhës mbeten mbrapa protestuesve. Disa çartera drejt Turqisë apo edhe fluturime të tjera drejt Anglisë dhe Izraelit do të ngriheshin shumë shpejt. E njëjta situatë trafiku edhe për ata që ktheheshin për në kryeqytet pas një fundjave në bregdetin, në jug të vendit apo edhe në Adriatik.
Boritë që tregonin irritimin e atyre të bllokuar nisën menjëherë. 2 orë ecje në autostradë, nga Kthesa e Kamzës te mbikalimi i Kasharit 9.5 kilometra. Pas protestuesve tashmë makinat në trafik në autostradën Tiranë-Durrës tashmë ishin shumëfishuar.
Ishte ora 1 pas mesnate dhe shumica protestuesve të mbetur ishin të lodhur dhe debati rinis, nëse duhet të ktheheshin apo merrnin rrugën drejt Rinasit. Marshimi vazhdon në rrugën e Rinasit. Sfilitja duket qartë edhe të protestuesit të cilët tashmë hapin e kishin ngadalësuar ndjeshëm. Kilometrat tashmë dukeshin shumë më të gjata, pasi turma përfshinte edhe familjarë, bashkë me fëmijë.
Tashmë që autostrada Tiranë-Durrës ishte liruar dhe bllokohet rruga e Rinasit, mjetet kishin mundësi një tjetër aks drejt aeroportit, autostradën Thumanë-Kashar. Dyndja krijon radhë kilometrike edhe aty, në postacionet e pagëses së privatit.
Ishte gati ora 2 pas mesnate, kur ecja 5 orëshe e protestuesve, që nisi nga Kryeministri rreth orës 21, ndeshi me pengesë. Forca të shumta policie, të pajisur edhe me autobotë uji, i bllokuan të rinjtë e mbetur pa arritur në Aeroport, kur duheshin edhe disa kilometra. Fakti që aeroporti është një strukturë e rëndësishme e sigurisë kombëtare përben një vijë të kuqe për autoritetet.
Të lodhur dhe të përçarë nëse duhet të rezistonin apo të ktheheshin protestuesit e kuptuan ‘bumerangun’ e sjelljes së tyre dhe filluan me një ping-pong akuzash.
"Ka një grup që kërkon përplasje me policinë por qytetarët janë të qetë dhe nuk duan përplasje“, tha një protestues.
“Vendimi për të ikur drejt Rinasit nuk ishte i joni. Nuk është i përshtatshëm se ka shumë familjarë”, tha gazetari i emisionit Prianja në Syri Tv, Visuar Dalipi në një video në rrjetet sociale.
“Udhëhoqëm për të ikur aty nga Gent Progni, që tani bën këto skema tipike të një tradhtari”, tha një aktiviste.
Ishte ora 2:20 kur protestuesit fillojnë kthimin mbrapsht në këmbë duke i dhënë fundit kësaj ‘aventure’, një gafë e cila ka krijuar shumë përçarje në protestë, që tregon qartë se ajo drejtohet nga shumë koka. Pas kësaj kishte një lumë reagimesh në rrjetet sociale që tregonin mos aprovimin dhe konfliktin e hapur mes protestuesve.
Bllokimi i autostradës është dënuar edhe nga qytetarët e tjerë, jo vetëm ata të mbetur në trafik. Një sondazh në Shqiptarja.com më shumë se 71% e qytetarëve i janë përgjigjur me jo pyetjes nëse janë “dakord me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës nga protestuesit”. Teknika e bllokimit dhe qarkullimit të makinave është kopjuar nga Sali Berisha, i cili kishte shpallur kështu përpara mosbindjen civile por duke kuptuar shumë shpejt që kjo lloj lëvizje ishte një bumerang politik.
Përçarja mes organizatorëve është ndarë me një video edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili pak më herët në një postim në Facebook shkroi se truma që marshoi deri në Rinas dhe bllokoi mijëra njerëz nëpër makina, ishte e udhëhequr nga mendje të liga.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit një ditë më parë. Burime për gazetarin e Report Tv bëjnë me dije se policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës, mes tyre edhe Gent Prognin, i cili del në pamje duke drejtuar marshimin.
Burime bëjnë me dije se Progni pritet të merret në hetim në gjendje të lirë për disa vepra penale, prishje e qetësisë publike, bllokim rrugësh dhe tubim i paligjshëm. Sipas burimeve pranë policisë, ka qenë Progni që ka njoftuar në fund të tubimit të gjithë protestuesit për marshim të gjatë dhe se duhej të bëheshin gati.
Në vijim, policia ka administruar pamje filmike të të gjithë orientimit që dyshohet se Progni u ka bërë protestuesve për të vijuar marshimin deri në rrugën e Rinasit.
Komente









ikini ore legenat me gjithe protestat e juaja ne merzitet.
PërgjigjuA thua qe jane kaq budallenj sikur kane zbritur sot nga malet...?
PërgjigjuPerse e perdhosni simbolin tone kombetar o plehra.Nuk ben me shume armiqte e Shqiperise se sa kaq. Ju po ju duket se i beni mire vendit? Une nuk jam kunder protestave por kjo qe po beni eshte e turpshme dhe nuk i sherben te ardhmes vec atyre qe e kane ideuar.
Përgjigjucfare i sherben te ardhmes zoteri?mund te argumentoni?formimi dhe neshtrimi i nje sistemi te kalbur?apo emigrimi qe kur te plakesh zotrote sdo gjesh dot personel per te te sherbyer...
Po po.. Ende nuk e keni kuptuar që po përdoreni dhe padashje i shërbeni armiqve të Shqipërisë. Pa diskutim protesta duhej se Rama dhe qeveria duhej shkundur pak se po merrte kot. Por Shqipëria nuk duhet të dëmtohet nga protestat. Jeni duke çuar ujë në mullirin e armikut. Dhe armiq nuk ka vetëm në luftë për tu vrarë. Armiqtë janë ekonomikë, diplomatikë, politikë, gjeopolitikë etj.. KUJDES..!!!
Përgjigju