SHBA/ Dhuna politike, temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve për në Kongres

SHBA/ Dhuna politike, temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve për në Kongres

Joe Biden

UASHINGTON, 2 nëntor - Presidenti Joe Biden do të flasë për dhunën "e tmerrshme" politike në një fjalim nga Kongresi të mërkurën, thanë këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, një temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve javën e ardhshme.

"Mesazhi i tij pritet të jetë, ashtu si edhe disa herë të tjera muajt e fundit, se ka shumë gjëra të rëndësishme fati i të cilave përcaktohet në këto zgjedhje, përfshirë demokracinë," tha zëvendës Shefja e Personelit të Shtëpisë së Bardhë Jen O'Malley Dillon.

Fjalimi do të mbahet në sfondin e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kongres vitin e kaluar dhe sulmit të fundjavës ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Anita Dunn.

"Ai do të mbajë fjalimin nga Kapitoli .. sepse më 6 janar pamë dhunën që synonte përmbysjen e proceseve demokratike", tha Dunn.

"Rreziku i dhunës politike dhe ideja se mund të përdoret dhunë për të çuar përpara synimet politike konsiderohet e neveritshme nga shumica e amerikanëve. Ky qëndrim i bashkon pothuajse të gjithë amerikanët. Ne kemi parë gjëra të tmerrshme të ndodhin kohët e fundit".

Autori i Sulmit ndaj Pelosi donte të merrte peng kryetaren Pelosi. Ai kërcënoi se do t'i thyente gjymtyrët, thanë prokurorët.

Presidenti Biden, i cili do të marrë pjesë në një aktivitet të Komitetit Kombëtar Demokratik në orën 19:00 sipas orës lokale në Kapitol, është i bindur se kolegët e tij demokratë do të mbajnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e javës së ardhshme, tha O'Malley Dillon.

Ky optimizëm është në kontrast me shumicën e parashikimeve, të cilat tregojnë se është pothuajse e sigurt që republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe se Senati mund të jetë gjithashtu në kotrollin e tyre ose të demokratëve. Duke parë drejt vitit 2024, Dunn tha se Biden synon të kandidojë për rizgjedhje, siç ka thënë më parë. Edhe pse një njoftim zyrtar nuk është bërë ende, "ne jemi të angazhuar me masa paraprake planifikimi", tha ajo.

Paraardhësi i Biden, republikani Donald Trump, ka lënë të kuptohet hapur se do të kërkojë një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë. Mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin zyrtar të fitores së Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Megjithë rishikimin e disa dhjetra gjykatave, autoritetet shtetërore dhe anëtarët e vetë administratës së Trumpit që kanë hedhur poshtë pretendimet e tij të rreme se humbja e tij në zgjedhje ishte rezultat i mashtrimit të gjerë, Trump ka vazhduar të këmbëngulë tek këto pretendime që nga largimi nga detyra.

Një numër i konsiderueshëm amerikanësh duket se i pranojnë pretendimet e rreme. Një sondazh i Reuters/Ipsos që përfundoi të hënën zbuloi se 49% e amerikanëve mendojnë se mashtrimi i votuesve është një problem i përhapur, me 34% të demokratëve dhe 69% të republikanëve që kanë këtë pikëpamje.

Rreth 44% thanë se janë të shqetësuar se zgjedhjet në SHBA janë të manipuluara, duke përfshirë 28% të demokratëve dhe 62% të republikanëve.

Pavarësisht këtyre besimeve, 67% e të anketuarve thanë se ishin të sigurt që fletët e tyre të votimit do të numëroheshin me saktësi, duke përfshirë shumicën e gjerë të demokratëve dhe republikanëve./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda