SHBA dhuron pajisje për Policinë
ndihmoi e në aksionin në Lazarat

SHBA dhuron pajisje për Policinë<br />ndihmoi e në aksionin në Lazarat
Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë kufitare vazhdojnë të mbështesin Policinë e Shtetit.
 
Ambasada Amerikane në Tiranë i dhuroi Policisë së Shtetit aparatura moderne me një vlerë prej 265 mijë dollarë. Aparaturat përbëhen nga laptopë, pajisje gjurmimi, fibroskopë, kamera me matës distance, dylbi, matës densiteti dhe jelek anti-plumb.
 
Sipas njoftimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë pajisjet do të shpërndahen nëpër pikat kufitare dhe tek Delta Forcë e Vlorës me synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit, kryesisht trafikut të lëndëve narkotike.

Delta Force ka qënë aktivisht e angazhuar në operacionet e fundit në Lazarat. Pajisjet e dhuruara kanë mbërritur që më 20 qershor dhe një pjesë e tyre i janë dorëzuar menjëherë forcave policore në operacionin masiv kundër drogës në Lazarat.
 
Që nga viti 2003, kur është prezantuar për herë të parë nga SHBA, ky program ka dhuruar një ndihmë me vlerë rreth 3 milion dollarë në trajnim dhe pajisje mbështetëse për të promovuar kontrollin dhe sigurinë kufitare shqiptare.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë