KABUL - Uashingtoni është angazhuar për ta mbrojtur ushtarakisht Afganistanin edhe për të paktën një dekadë pas tërheqjes së trupave NATO, në fund të 2014-ës. Në një pakt të ri strategjik, drafti i të cilit u firmos dje nga të dy palët, thuhet se “Duke konsideruar se stabiliteti në Afganistan është stabilitet për Azinë Qendrore dhe Jugore, SHBA theksojnë se çdo lloj ndërhyrjeje në çështjet afgane do të jetë shqetësuese për SHBA”.

“Nëse ndodh ndonjë ndërhyrje, SHBA, me pëlqimin e dy vendeve, do të japin përgjigjen e duhur duke përfshirë mjetet diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake”, thuhet në paktin e miratuar.

Pakti mes Afganistanit dhe SHBA thotë gjithashtu se Uashingtoni nuk mund të godasë një vend tjetëtr nga territoret e Afganistanit.

Drafti i marrëveshjes sugjeron se megjithë strategjinë për daljen nga Afganistani dhe kalimin e sigurisë në duart afgane në 2014, ushtria amerikane do të vazhdojë të jetë aktive dhe për shumë vjet në rajon.

(ep/shqiptarja.com)