SHBA do të blejë 500 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer për t'i dhuruar për 92 vende të botës me të ardhura të ulëta.
Rreth 200 milion doza do të shpërndahen deri në vitin 2021 dhe 300 milionë të tjera do të shpërndahen në gjysmën e parë të 2022. Këshilltari i lartë i Joe Biden për Covid-19 Jeff Zients ka punuar për marrëveshjen në fjalë gjatë muajit të fundit.
Të gjitha dozat do të shpërndahen përmes mekanizmit COVAX, nisma ndërkombëtare e vaksinave, dhe do të shkojnë në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ky është plani i Biden për të ndihmuar botën për të kaluar pandeminë, teksa kryesisht me vaksina do të ndihmohen vendet e varfra që kanë ngelur pas me këtë proces.
Ndërkohë këtë muaj Biden fillon vizitën e tij të parë jashtë SHBA si President ku do të takohet me disa zyrtarë në Europë dhe me Putinin ën Gjenevë.