SHBA do të dërgojë 1,000 trupa më shumë në Poloni

SHBA do të dërgojë 1,000 trupa më shumë në Poloni

Presidenti amerikan Donal Trump tha të mërkurën se do të dërgojë 1,000 trupa shtesë në Poloni, në përpjekje për të forcuar aleancën e SHBA-së me vendin e Evropës Lindore.

Trump bëri njoftimin gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin polak, Andrzej Duda, duke thënë se Varshava do të paguajë për infrastrukturën shtesë "për të mbështetur praninë ushtarake të rreth 1,000 trupave amerikane".

"Qeveria polake do t'i ndërtojë këto projekte pa kosto për Shtetet e Bashkuara," tha Trump.

Udhëheqësit polakë i kanë kërkuar administratës së Trump prej muajsh që të dërgojnë më shumë forca ushtarake.

Trump tha se dy vendet kanë rënë dakort të rrisin shitjen e gazit të lëngshëm natyror në Poloni për të demonstruar një bashkëpunim ekonomik. Ai u shpreh se nuk do të ketë rritje të trupave amerikane në Evropë pasi ato do të qarkullohen nga vendet e tjera.

Presidenti foli dhe për sanksionet që po shqyrtohen ndaj projektit të gazsjellësit Nord Stream 2 të Rusisë dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos varej nga Rusia për energji .

Vendet e Europës lindore, nordike dhe ato balltike e shohin gazsjellësin prej 1,225 kilometrash që është në ndërtim e sipër, si rritje e mbështetjes së BE-së për Moskën, ndërsa ato në Evropën veriore, sidomos Gjermania, shohin përfitime ekonomike.

 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 13/06/2019 02:11

    1000 trupa jane pak por te dergoje 10 here me shume qe ti dridhen kembet Putinit ne Moske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore

Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore