SHBA do të hedh në treg 50 milionë fuçi naftë në përpjekje për të ulur çmimet

SHBA do të hedh në treg 50 milionë fuçi naftë në përpjekje për të ulur çmimet

Depozitat e naftës

Presidenti Biden udhëzoi sot hedhjen në treg të 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Amerikës për të ulur çmimet e naftës, në një veprim të koordinuar me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe.

Masat e reja synojnë të ndikojnë në tregjet globale, por po ashtu edhe tek votuesit amerikanë, që po ndeshen me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve para festës së Falenderimeve dhe udhëtimeve të fundvitit. Çmimet e benzinës gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Ligjvensësit republikanë e kanë kritikuar administratën e Presidentit Biden për rritjen e inflacionit, që kapi shifrën e 6.2 për qind në tetor, më e larta e 31 vjetëve të fundit.

Rezervat Srategjike të Naftës janë një sasi nafte që ruhet për situata emergjente si fatkeqësi natyrore apo çështje të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 605 milionë fuçi nafte në rezerva.

Sipas statistikave amerikanët konsumuan 20.7 milionë fuçi nafte në ditë gjatë shtatorit. Kjo nënkupton që sasia e hedhur në treg nga rezervat është e barabartë me nevojat për dy ditë e gjysmë./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu