SHBA - Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka fituar lehtësisht në shtetin e Nevadës, duke forcuar pozitat e tij. Miliarderi tani ka tre fitore radhazi, pas fitoreve në New Hampshire dhe Karolinën e Jugut.
Senatorët Marco Rubio dhe Ted Cruz vazhdojnë të konkurrojnë njëri me tjetrin, pas Trump duket se ka ecur shumë përpara. Zyrtarët partiakë, ndërkohë, po verifikojnë raportet për votim të dyfishtë, e në disa raste edhe pamjaftueshmëri të fletëve të votimit.
Problemet nuk kanë munguar e në disa qendra, votimi raportohet të ketë nisur vonë. Përpara tyre ishin krijuar radhë të gjata, njerëzit nuk dinin se ku duhet të shkonin saktësisht për të votuar, pasi askush nuk i orientonte e siguria e vet fletëve të votimit ka qenë shumë e ulët.
Nevada, një shtet i lëkundur tipik me një popullsi të madhe latine, konsiderohet vendimtar në procesin zgjedhor. Hillary Clinton e mori trofenë e saj atje të shtunën, në garën demokrate.
"Ne jemi fitues, duke fituar këtu, së shpejti do fitojmë në të gjitha shtetet", deklaroi Trump pas fitores.
Për republikanët, ky ishte testi i parë në Perëndim të vendit. Në parapraket e tij sigurohen 30 delegatë, apo më shumë se 1% e totalit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com