Presidenti amerikan Donald Trump, bënë të ditur se ka dënuar sulmin me armë zjarri në një qendër të komunitetit hebre në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara.
Ai e ka cilësuar këtë sulm si një:
Akt i vrasjeve masive që është tejet djallëzorë.
Donald Trump
Trump është shprehur se një sulm i tillë është sinqerisht i paimagjinueshëm dhe i vështirë për t’u besuar.
Gjithashtu Presidenti i SHBA-ve ka shtuar për këtë ngjarje se kombi amerikan dhe bota janë tronditur nga ky akt tragjik dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar pasi që urrejtja ndaj komunitetit hebre duhet luftuar kudo që shfaqet.