Presidenti amerikan, Donald Trump në ditën e sotme ka përshëndetur për qëndrimin dhe sjelljen e kreut koreanoverior, Kim Jong Un gjatë bisedimeve të zhvilluara kundrejt problemeve që ata po hasin.
Trump e ka gjykuar Kim se kishte qenë shumë i hapur dhe i jashtëzakonshëm gjatë takimit të tyre.
Gjithashtu Trump ka konfirmuar për zhvillimin e “një samiti të dytë në një të ardhme jo të largët”.
Do të jetë një format i ngjashëm, me shumë mundësi në një vend tjetër.
Ka deklaruar Trump, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Donald Trump bashkë me liderin Kim Jong Un janë takuar për herë të parë në një samit historik në muajin qershor në Singapor.
Komento