Pas rezultatit pozitiv për Covid, presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar të gjitha planet për të marrë pjesë në mbledhje fondesh të planifikuar për sot në Florida. Infektimi me koronavirus është një goditja totale për fushatën e tij zgjedhore 33 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ku Trump do të garojë me sfidantin Joe Biden
Edhe nëse Trump do vazhdojë të mbetet asimptomatik si edhe tani, ai do të duhet të mbetet i izoluar në Shtëpinë e Bardhë për një kohë të pacaktuar, duke edhe mos marrë pjesë në dy duelet e ardhshme me me Biden, i cili nga ana e tij para dy ditësh pati deklaruar se nuk ishtei bindur nëse do të ishte pjesë edhe ai i debateve të tjera, pas asaj kaosit që u shkaktua ne ringun e përballjes së parë
Testi pozitiv mund të rezultojë shkatërrues jo vetëm për angazhimet, por edhe për strategjinë e Trump i cili për muaj me radhë e ka minimizuar gravitetin e pandemisë, ka ngritur pikëpyetje mbi deklarimet e shkencëtarëve, duke filluar me kryevirologun amerikan Anthony Fauci.
Në tubimet e fundit Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se koronavirusi "është gati të zhduket", se tani ai është "nën kontroll" dhe gjatë debatit kundër Biden, Trump madje u tall me të në lidhje me maskat që rivali I tij mbante.
Testi pozitiv gjithashtu minon përpjekjet e Trump për të shmangur adresimin e një çështjeje me të cilën ai ka qenë gjithmonë i dobët, pandeminë, të cilën shumica e amerikanëve besojnë se ai e ka trajtuar keq.
I etur për të treguar se vendi po i rikthehet normalitetit para zgjedhjeve, Trump gjithmonë ka bërë thirrje për rihapjen e shkollave apo dhe rifillimin e veprimtarive sportive.
Simbolika e një presidenti të "infektuar" duket se është tronditëse sidomos pas sulmit që Trump i bëri rivalit Biden, aftësisë së tij fizike dhe moshës së kundërshtarit duke aluduar se ai nuk ka forcë për të menaxhuar problemet e vendit
Lajmi kryesor: