Tom Price, sekretari i shërbimeve shëndetësore dhe njerëzore në SHBA, dha dorëheqjen të premten në mes të një skandali mbi përdorimin e tij të avionëve private.
Ky fakt tërboi presidentin Donald Trump dhe nënvleftësoi premtimin e tij për të sjellë përgjegjësi në Uashington.
Largimi i Price erdhi pasi ai është duke u hetuar nga inspektori i përgjithshëm i departamentit për përdorimin e avionëve privatë për udhëtime të shumta qeveritare të biznesit, madje edhe për të distancat më të shkurtra nga Uashingtoni në Filadelfia. Kostoja për udhëtimet u zhvillua në qindra mijëra dollarë.
Skandali zemëroi Trumpin, i cili i shikonte polemikat si një zhvendosje e vëmedjes nga agjenda e tij. Oferta e Price për të rimbursuar qeverinë për një pjesë të shpenzimeve të fluturimeve u refuzua nga Trump.
"Jam i zhgënjyer, sepse nuk më pëlqen", tha Trump.
Price dhe ndihmësit e tij kanë këmbëngulur se udhëtimet që ai mori me avion privat ishin miratuar përmes zyrave të zakonshme ligjore dhe etike në HHS.
Price bëhet anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që largohet nga posti në administratën e tij të re, ku deri tani janë shkarkuar një numër ndihmësish të lartë.
Sekretari i shërbimeve shëndetësore kishte më pak se 8 muaj në detyrë.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com