SHBA: Reforma në Drejtësi po ecën sipas planit! Ndihuni të sigurt, po punojmë për 'ëndrrën shqiptare'

SHBA: Reforma në Drejtësi po ecën sipas planit! Ndihuni të sigurt, po punojmë për 'ëndrrën shqiptare'

Zv. Shefi i Misionit në detyrë i SHBA në Tiranë, Dan Koski

Ambasada Amerikane në Tiranë rithekson mbështetjen e plotë për Shqipërinë në zbatimin e reformës në drejtësi. Zv. Shefi i Misionit në detyrë i SHBA në Tiranë, Daniel Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik garantoi qytetarët shqiptarë që të jenë të sigurt, pasi gjithcka po ecën sipas planit për drejtësinë e re.

"Në Shtetet e Bashkuara, ne kemi "Ëndrrën Amerikane"- idealin me të cilin mundësia dhe prosperiteti janë të disponueshme për të gjithë. Këtu, me ju, po ndërtojmë perspektivën e një "ëndrre shqiptare" për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të shqiptarëve. Ka shumë punë për të bërë për të krijuar një klimë biznesi që të jetë më mirëpritëse për investitorët.

Korrupsioni pengon çdo nivel qeverisjeje. Krimi i organizuar dëmton aktivitetin e biznesit. Dhe një gjyqësor i kompromentuar i largon investitorët. Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar "ëndrrën shqiptare" është ende e gjatë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar atë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të goditur rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar. Së bashku, ne kemi bërë progres që tashmë mund të nxjerrim në pah. Është përparim që do ta bëjë Shqipërinë një vend të sigurt për investitorët.

Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur dhe sipas planit. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë. SHBA janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon
" deklaroi ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 29/03/2019 14:13

    a kupton luli anglisht?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin