SHBA, drejtori i FBI, James Comey
mohon akuzat e Trump për Obamën

SHBA, drejtori i FBI, James Comey<br />mohon akuzat e Trump për Obamën
SHBA-Drejtori i FBI James Comey ka hedhur poshtë pretendimin e Presidentit Donald Trump, të bëra ditën e shtunën ku akuzonte paraardhësin e tij, Barack Obama, se kishte autorizuar një përgjim ndaj.
 
Sipas mediave amerikane, Comey ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë hedhjen poshtë të pretendimit se ish-presidenti Obama ka urdhëruar përgjimin e presidentit Trump gjatë fushatës së tij elektorale të vitit të kaluar, pasi ajo lë të nënkuptohet se FBI ka thyer ligjin.
 
Trump ka kërkuar nga Kongresi të nisë një hetim në lidhje me pretendimet e tij për një përgjim të urdhëruar nga ish-presidenti Obama, nga ana tjetër Trump nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij.
 
Ndërkohë një zëdhënës i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, deklaroi se pretendimet e Trump, ishin "thjeshtë të rreme".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike