Kriza mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Lëvizja e luftanijeve amerikane pranë brigjeve iraniane ka rritur tensionet dhe ka hapur sërish pyetjen nëse rajoni po shkon drejt një përplasjeje të re ushtarake.
Situata u diskutua në emisionin Bota Report në Report TV, ku i ftuar ishte gjenerali në pension Dede Prenga, ish-zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Sipas Prengës, SHBA-të kanë afruar mjetet detare dhe ajrore dhe tani presin vetëm vendimin politik të presidentit Donald Trump, i cili ka në tryezë disa opsione, nga negociatat deri te një operacion ushtarak kundër Iranit.
Ai theksoi se Irani është një pikë kritike për botën, për shkak të rolit të tij në tregtinë e naftës dhe ndikimit gjeopolitik, ndërsa udhëheqja për zgjidhjen e krizës, sipas tij, i takon SHBA-ve. Prenga tha se lufta nuk është opsioni i parë, por mbetet skenari i fundit nëse dështojnë përpjekjet diplomatike.
“Kanalet e komunikimit mes Iranit dhe SHBA-ve kanë qenë të hapura dhe kanë vazhduar pavarësisht situatës së brendshme në Iran. Do të ketë përpjekje të shumta deri në momentin final, por paralelisht janë përgatitur edhe skenarë ushtarakë të detajuar. Pra, do të ketë përpjekje masive deri në momentin final, por paralelisht me to, eksperët ushtarakë dhe këshilltarët kanë paraqitur me kohë skenarët e mundshëm të analizuar me detaje që janë gati për vendimmarje. Nëse nuk do të ketë variant për të gjetur një zgjidhje që I intereson SHBA dhe botës, është ulja në tavolinën e bisedimeve dhe nënshrkimi I një marrëveshjeje mes Iranit dhe SHBA-ve, Kombeve të Bashkuara apo Bordit të Paqes, ku qëllimi kryesor të jetë ajo që merr përsipër Irani dhe vëzhguesit ndërkombëtar të ndjekin hap pas hapi mundësinë e mos pasjes së mbushjeve bërthamore” tha ai.
Sipas Prengës, lëvizja e armadës amerikane është presion i drejtpërdrejtë ndaj Teheranit. Ai tha se fuqia ajrore dhe detare e SHBA-ve ka kapacitete moderne dhe mundësi për të goditur objektiva kyçe në Iran, nëse merret vendimi për veprim ushtarak.
“Irani duhet ta marrë seriozisht ccdo lloj vendimi që hedh. Koha ka ardhur dhe gongu është gati për të rënë. Fuqia ajrore dhe detare e SHBA-ve ka kapacitete modern dhe të sofistikuara dhe kanë mundësi të godasin objektiva kryesore të Iranit dhe për ta ulur atë në tryezën e bisedimeve me imponim. Aeroplan mbajtësja Abraham Lincoln shoqërohet me 7 skuadrilje avionësh, pa përfshirë shërbimet e fshehta,përfshirë edhe të Mosadit që janë në terren për të përcaktuar objektivat. Në këto kushte, nisja e armadës është kërcënim por Irani duhet ta marrë si situatë reale lufte që pret vetëm një fjalë nga Trump’ tha ai.
Duke folur për një kundërpërgjigje të mundshme iraniane, Prenga tha se Teherani ka kapacitete për të reaguar, kryesisht përmes raketave balistike dhe dronëve, dhe se objektivi i parë do të ishte Izraeli.
“Ata kanë kapacitetet e tyre për të reaguar dhe vepruar. Më shumë mundësi ka përdorimi I raketave balistike dhe dronë që do të godasin pikën më të dobët të koalicionit, që është Izraeli. Bazat e SHBA-ve në rajon janë zhvendosur, por është e pamundur që Izraeli të mos goditet I pari’ tha ai.
Tensionet vijnë në një kohë kur Irani po përballet edhe me protesta të brendshme dhe vështirësi ekonomike. Në këtë sfond, liderë europianë kanë deklaruar se Bashkimi Europian po mbështet një zgjidhje diplomatike të krizës, duke shmangur përshkallëzimin ushtarak.
“BE po luan rolin e duhur. Është në mbështetje të zgjidhjes së situatës. Protestat në Iran dhe situate ekonomike e vendit që është dobësuar, ky është moentin më vendimtar që sistemi të shembet dhe Irani të mos jetë rrezik në rajon” tha ai.
Në përfundim, Prenga paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje për çështjen bërthamore, lufta mbetet opsion real.
“Nëse Irani nuk vendos që të ulet në tryezë për të nënshkruar marrëveshje për rrezikun bërthamor, jam I bindur që operacioni luftarak do të jetë I shpejtë, me goditje nga ajri e deti dhe në bashkëpunim edhe me vende të tjera” tha Prenga
Komente










Lufta ka filluar por ne heshtje e verteta dote filloj mbrenda javes derisa Izraeli te jete gati ,tani bisedohet me fqinjet qe ti japin lejen per per perdorimin e vendeve te tyre dakordim ose jo dote behet me force kurse Arabia Saudite me nji mbreteri me Origjine Hebraike nuk e pengon Izraelin.
Përgjigju