Dy avionë civilë janë interceptuar nga avionë luftarakë amerikanë F-16 pasi hynë në një zonë të përkohshme ndalim-fluturimi pranë fushës së golfit dhe klubit privat të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Bedminster të New Jersey-t.
Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) konfirmoi se avionët F-16 u ngritën në ajër për të interceptuar avionët civilë dhe për t’i shoqëruar ata jashtë zonës së ndalim-fluturimit.
Sipas raportimeve të Fox News dhe New York Post, incidenti ndodhi në një distancë të shkurtër nga klubi i presidentit, ku Trump po kalonte fundjavën.
Ushtria amerikane nuk bëri të ditur se sa avionë luftarakë u angazhuan në operacion dhe nuk dha detaje të tjera mbi avionin e aviacionit të përgjithshëm që shkeli kufizimet e përkohshme të fluturimit.
Vendosja e zonave të ndalim-fluturimit mbi ose pranë vendeve ku ndodhet presidenti amerikan është një praktikë e zakonshme për arsye sigurie. Shkelje të tilla ndodhin herë pas here, kryesisht nga avionë të vegjël, pilotët e të cilëve mund të mos jenë në dijeni të kufizimeve.







Komente
Komento