Dy vëllezër u arrestuan sot duke i dhënë fund një ndjekjeje të gjatë pas vrasjes së dy policëve dje në mbrëmje në Misisipi, të paktën një javë pas vdekjes së një policeje në Nju Jork.
"Oficerët, Benjamin Deen, 34 vjeç dhe Liquori Tate, 25 vjeç, u qëlluan në Hattiesburg dhe u transportuan në spitalin e qytetit, ku u konfirmua dhe vdekja e tyre", deklaroi përfaqësuesi i  Mjekësisë Ligjore, Butch Benedict, të Forrest County, cituar nga gazeta "The Clarion-Ledger".
"Motivacionet e vrasjes nuk dihen ende, por dy të dyshuarit e arrestuar sot në mëngjes, Curtis Banks, 26 vjeç dhe Marvin Banks, 29 vjeç, ishin njohur nga shërbimet e policisë veçanërisht për çështjet e lidhura me drogën dhe armët", sipas gazetës "The Clarion-Ledger".
Pesë policë janë vrarë këto pesë muajt e fundit në SHBA. Të hënën, një police 25 vjeçe, Brian Moore vdiq në Nju Jork pas mori një plumb në kokë./
atsh/