SHBA, e djatha ironizon hapat “fals” të Obamës

SHBA, e djatha ironizon hapat “fals” të Obamës
SHBA- Presidenti amerikan, Barck Obama nuk ka korrur suksesin e mëparshëm në zgjedhjet paraprake në shtetet e Arkansasit dhe Kentakit. Natyrisht këto zgjedhje nuk kanë asnjë efekt real, pasi Presidenti amerikan në fuqi është edhe kandidati i vetëm demokrat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Aq më tepër që bëhet fjalë për dy “Shtete të Kuqe”, dmth shtete me orientim mjaft konservator. Megjithatë, e djathta ka ironizuar në lidhje me hapat false të Obamës. Në Kentaki, Obamës i shkuan vetëm 57.9 për qind e votave, ndërsa pjesa e mbetur e votuesve prej 42%, nuk u angazhuan fare. Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për mandatin katër vjecar në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama do të ketë përballë kandidatin republikan, Mitt Romeny.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)