Shtëpia e Bardhë njoftoi mbrëmjen e kësaj të enjte se udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik, Qassim al-Rimi, ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror në Jemen. Sipas raportimeve të mediave të huaja, SH.B.A. vendosi në shënjestër Rimin, pasi ky i fundit kishte shprehur vazhdimisht interes për kryerjen e sulmeve që synojnë Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar amerikan. Pentagoni nuk ka komentuar ende sulmin.
Qeveria amerikane kishte ofruar një shpërblim prej 10 milion dollarësh për informacion mbi Rimin. Ndërkaq, lajmi për eleminimin e tij vjen pas disa përpjekjeve të tjera të suksesshme ushtarake të SHBA-së për të ekzekutuar udhëheqësit e profilit të lartë në grupet terroriste të Lindjes së Mesme.
Kujtojmë se, presidenti Donald Trump urdhëroi një sulm ajror amerikan në janar që vrau gjeneralin e lartë iranian Qasem Soleimani , dhe në tetor, kreu i ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi vdiq në një sulm të kryer gjatë natës nga forcat amerikane në kompleksin e tij në veri të Sirisë.
Edhe pse nuk është në të njëjtin nivel me Bagdadin dhe Soleimanin, vdekja e udhëheqësit të AQAP është ende një moment domethënës. Rimi kishte qenë një shënjestër amerikane që në fillim të mandatit të Trump. Ai ishte një objektiv i një sulmi në janar të 2017 në një kompleks al-Kaeda në Jemen që çoi në vdekjen e parë të ushtarëve amerikan gjatë përleshjeve, nën udhëheqjen e Presidentit Trump.
Pas kësaj, Rimi vuri në lojë Trump dhe e dënoi operacionin në një regjistrim 11-minutësh disa ditë pas bastisjes, duke thënë se "budallai i ri i Shtëpisë së Bardhë mori një shuplakë të dhimbshme në të gjithë fytyrën".
"Vdekja e Rimit degradon më tej AQAP dhe lëvizjen globale al-Ka'ida, duke na sjell më pranë eliminimit të kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për shtyp të enjten. "Shtetet e Bashkuara, interesat tona dhe aleatët tanë janë më të sigurt si rezultat i vdekjes së tij. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë popullin amerikan duke gjurmuar dhe eliminuar terroristët që kërkojnë të na bëjnë dëm."
Rimi, dikur shefi ushtarak i AQAP, raportohet se u bë udhëheqësi i grupit pas një sulmi me dron të vitit 2015 që vrau Nasir al-Wuhayshi. Rimi lëshoi një video menjëherë pas kësaj duke thirrur mbështetësit për të sulmuar Shtetet e Bashkuara , dhe duke kërkuar që "të gjithë të rrëmbenin armët kundër saj".
Shumë vëzhgues e kanë konsideruar AQAP si një celulë të rrezikshme, madje ndoshta edhe më të rrezikshme të al Qaeda që nga formimi i saj në 2009. Grupi mori përgjegjësinë për sulmin e vitit 2015 në zyrat e revistës franceze Charlie Hebdo në Paris që vrau 12 njerëz, edhe pse ekspertët nuk mund të konfirmojnë nëse ata ishin vërtet personat të cilët fshiheshin pas sulmit.
SHBA është munduar të parandalojë Al Kaedan të shfrytëzojë kaosin e luftës civile të Jemenit për t’u strehuar, por numri i sulmeve ushtarake amerikane ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Ushtria amerikane kreu 131 sulme ajrore në Jemen në vitin 2017 dhe kreu 36 sulme në vitin 2018, gati të gjitha ato në shënjestër të Al Qaeda në Gadishullin Arabik. Ndërsa, prillin e kaluar, ushtria amerikane kreu një seri prej gjashtë sulmesh ajrore në Jemen duke synuar bashkëpunëtorin e al Kaedës atje.
Bravoo-Amerika sa ma pak rraca e tyne.
Përgjigju