-
SHBA eleminon udhëheqësin e grupit terrorist al Qaeda, Qassim al-Rimi
Shtëpia e Bardhë njoftoi mbrëmjen e kësaj të enjte se udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik, Qassim al-Rimi, ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror në Jemen. SH.B.A. vendosi në shënjestër Rimin, pasi ky i fundit kishte shprehur vazhdimisht interes për kryerjen e sulmeve që synojnë Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar amerikan. Pentagoni nuk ka komentuar ende sulmin. Ndërkaq, mësohet se qeveria amerikane kishte ofruar një shpërblim prej 10 milion dollarësh për informacion mbi Rimin.
7 Shkurt 2020, 05:53