SHBA, emrat e kabinetit të ri
Donald Trump: Mos kini frikë!

SHBA, emrat e kabinetit të ri<br />Donald Trump: Mos kini frikë!
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump ka nisur të ndajë funksionet më të rëndësishme të administratës së tij.

Shef kabineti do të jetë Reince Priebus president aktual i Partisë Republikane ndërsa Stephen Bannon do të nominohet këshilltar i presidentit dhe shef i strategjisë politike kombëtare e ndërkombëtare.

Kabineti Trump do të nisë punën në datën 20 janar 2017 kur manjati do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si president i 45-të i SHBA.

E duke mbetur në arenën ndërkombëtare lajme të mira vijnë nga Kina, pasi ky shtet ka kërkuar një takim bilateral mes presidentëve pasi bashkëpunimi shihet si mundësi të për përmirësuar marrëdhëniet.

Lajmi për takimin mes dy krerëve të shtetit është konfirmuar edhe nga vetë stafi i Trump.

Ndërsa kujtojmë se manjati gjatë një interviste për CBS u shpreh se do të mbajë një nga premtimet e tij më të bujshme, ndërtimi i një muri më Meksikën, dëbimi i klandestinëve me precendentë penal, dhe përmirësimi i reformës Obama Care.

Por republikani është tërhequr për deklaratat ndaj Hillary Clinton duke u shprehur se ne nuk ka vendosur nëse do ta hetojë.

“Nuk jam i sigurt, nuk dua t’i bëj keq” ka shtuar manjati. Vlen për t’u theksuar fakti se gjatë intervistës 60 minuta, Trump duket një tjetër njeri, më i qetë dhe më i kujdesshëm në deklaratat e tij.

Ndërsa sa i përket protestave që vijojnë në shumë qytetet të SHBA presidenti qetësisht u shpreh ”Kanë frikë sepse nuk më njohin. Por do ta bëj Amerikën të madhe edhe për ta”.

Duke folur gjatë intervistës, Trump iu drejtua amerikanëve: “Mos kini frikë!”.

Deklarata që ndoshta shkaktoi më shumë debat, ishte ajo për abortin. Trump tha se është pro-jetës dhe deklaroi se disa femra duhet të udhëtojnë në shtete të tjera për të abortuar.

Ai tha se do caktojë në Gjykatën Supreme njerëz që janë pro-jetës. Sa i përket martesave mes të njëjtit seks, Trump tha se kjo çështje është zgjidhur nga Gjykata Supreme.

Ai tha se është ‘ok’ me vendimin që ligji për martesat mes të njëjtës gjini të mbetet në fuqi.

Redaksia Online
d.b/XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë